Kush jam unë?

Edukimi dhe eksperiencat e mia
Martmamia është vendi ku eksperienca dhe empatia bashkohen për të të dhënë mbështetjen për të cilën ke nevojë. Do të të shoqëroj gjatë shtatzënisë, në postpartum dhe jo vetëm, në mënyrë të sigurtë dhe të informuar. Shëndeti yt dhe i bebes tënde janë fokusi i asaj që bëj. Eksperienca ime më shumë se 10 vjeçare dhe formimi im janë këtu për ta bërë rrugëtimin tënd më të bukur dhe më të qetë.
Do të më njohësh më mirë? Kliko më poshtë

Kurset më të preferuara
Lind pa frikë -
Përgatitje për lindje
Lind pa frikë, me çezarian -
Përgatitje për lindje çezariane
Postpartumi i qetë -
Përgatitje mbi periudhën pas lindjes
Meditim gjatë shtatzënisë dhe lindjes -
meditim specifik për çdo tremujor dhe përgatitor për lindje
Dëshmitë
Çfarë thonë gratë për mua?
Në më shumë se 6 vjet kam mbështetur online gratë shqiptare në përgatitjen për lindje. Dëshmitë e tyre flasin vetë. Bashkohu dhe ti, bëje hapin e parë drejt një lindjeje fuqizuar!
Iva
"Eksperienca ime e lindjes ishte e bukur me plot emocione. Unë dua të falenderoj pa masë Martën pasi çdo gjë e kam prej trajnimit "Lind pa frikë". Asgjë nuk do bëja po mos bëja trajnimin me të por do kisha zgjedhur lindjen me operacion direkt.
Elsena
"Falenderoj Martën për gjithë mbështetjen në ditët para lindjes! Më ka suportuar jashtëmase shumë, qetësohesha kur flisja me të. E thjeshtë nuk ishte por po të ndiqje këshillat e Martës nuk ishte dhe aq e vështirë."
Ermira
"Marta lekton shumë qartë mirë dhe në llogjikë shumë të mirë.
Aq sa kur je duke e menduar dhe imagjinuar çfarë po thua...
Ndërsa je duke ngritur pyetje, ajo vjen me shpjegim…
Të thjeshtë e të natyrshëm dhe shkencor. Vlersoj shumë që tregoi si duhet t'i kanalizojmë mendimet në momente deçizive.
Si dhe së fundmi por jo nga rëndësia që i jep emocioneve gjatë proçesit sepse është proçes holistik."